AKTUALITET /

Kishte vr*rë 2 vëllezër dhe gruan e tij që refuzoi prostit*cionin, merr fund arratia prej 3 dekadash e Sokol Hoxhës

Shkruar nga Versus
Kishte vr*rë 2 vëllezër dhe gruan e tij që refuzoi
Sokol Hoxha

Arrestimi i shqiptarit Sokol Hoxha në SHBA ka i ka dhënë fund arratisë së tij e cila ka zgjatur rreth 3 dekada. Hoxha akuzohet se ka vrarë 2 vëllezërit Banaj në Patos të Fierit gjatë muajit mars të vitit të mbrapshtë 1997. 

Në të njëjtin vit, në muajin gusht, Hoxha akuzohet për vrasjen e Brunilda Hoxhës. 

Pasi vrau 2 vëllezërit, fillimisht Hoxha u fsheh në Greqi për t'u zhvendosur më pas në Belgjikë ku edhe vrau gruan me të cilën kishte sajuar martesë, por e shfrytëzonte për prostitucion. 

Sipas hetimeve, raportohet se pas vrasjes në Belgjikë, Hoxha u transferua në Britaninë e Madhe me dokumente të falsifikuara kosovare, siç shumë shqiptarë bënin në atë periudhë, duke përfituar nga lufta e Kosovës. Përmes këtyre dokumenteve false ai ka arritur të sigurojë leje qëndrimi në Britani.

Por frika ishte ende ekzistente se mund të zbulohej dhe ai dysohet se mori vendimin për t’u transferuar përtej Atalantikut, në SHBA në fillim të viteve 2000. Ai nisi kështu një jetë të re, me identitet krejt tjetër, por sërish me barrën e rëndë të tre viktimave në Shqipëri dhe në Belgjikë.

Pas më shumë se dy dekadash, agjencitë hetimore shqiptare morën indicie se vendodhja e Hoxhës ishte në SHBA, pasi agjenci ligjzbatuese amerikane, belge, britanike, kosovare u angazhuan për të shkëmbyer informacione mbi këtë kriminel.

Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë bëri lëvizjen e radhës, duke bërë një kërkesë ekstradimi në SHBA në vitin 2019. Në të njëjtën periudhë, në Britani u ndalua një shqiptar me emrin Sokol Hoxha, por pas verifikimeve nga Interpoli, ai u lirua pas vetëm një jave, pasi rezultoi të ishte një tjetër person, por me të dhëna të ngjashme me të kërkuarin.

Në vitin 2021 hetimet në SHBA u intensifikuan dhe u përqendruan tek shtetasi shqiptar i cili kishte shtegtuar drejt SHBA në vitet 2000. Investigimet i derguan hetuesit tek Sokol Hoxha i vertetë, duke përputhur shenjat e gishtave dhe fotografitë e asaj kohe. U vërtetua plotësisht se shtatsi me pasaportë false me identitet të ri është Sokol Hoxha, i dënuar me 25 vite burgim në Shqipëri dhe një dënim të përjetshëm kapital në Belgjikë.

Mësohet se më 5 maj në Ohajo, i shumëkërkuari për gati tre dekada është arrestuar dhe autoritetet amerikane po vlerësojnë hapat e mëtejshëm për dorëzimin dhe largimin e këtij të arratisuri në Shqipëri ose Belgjikë. Sokol Hoxha sot është 52 vjeç. Versus.al

 

Poll