
Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion të befasishëm gjatë ditës së sotme në qytet, në kuadër të kontrolleve për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe veprimtarive të paligjshme.
Gjatë aksionit, forcat e rendit kanë ndërhyrë në disa zona të ndryshme të qytetit, duke ushtruar kontrolle dhe verifikime ndaj personave të dyshuar.
Sipas burimeve paraprake, janë arrestuar pesë persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe armë zjarri, të cilat janë marrë në cilësinë e provës materiale dhe po i nënshtrohen ekspertizës.
Policia bën me dije se operacioni është ende në vijim dhe po kryhen veprime të mëtejshme hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të rastit, si dhe për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë.
Autoritetet pritet të dalin me një njoftim më të detajuar pas përfundimit të fazës operative të aksionit.Versus.al

