
Në SPAK, dosjet sekrete po bëhen më tepër serial televiziv sesa hetim serioz.
Mesazhe që ligji i kërkon të mbyllen me çelës dalin si “ekskluzive”, duke krijuar ndjesinë se drejtësia po transmetohet më shumë në prime-time sesa në sallën e gjykatës.
Kreu i SPAK-ut flet për një “vijë shumë të hollë” mes sekretit dhe transparencës, por kjo vijë thuajse kurrë nuk mbahet, dhe rrjedhjet ndodhin shpesh.
Kur këto rrjedhje bëhen dukuri e përditshme dhe të gjithë flasin për to, pyetja lind: kush garanton ligjin kur “burimet anonime” duken më të fuqishme se rregullat?
Në praktikë, përgjegjësia zhduket, ndërsa transparenca shndërrohet në marketing i zgjuar dhe lajme të paketuara me shumë shije spektakli.
E vërteta është se pjesë të dosjes përdoren për të ndërtuar opinion përpara se gjykata të ketë fjalën, duke kthyer procesin në një garë titujsh ku vendimet merren më shumë në studio se në sallën e gjyqit.
Transparenca nuk është shkatërrimi i sekretit me kazmë, por ndërtimi i besimit; por duket se e vetmja gjë që ndërtohet janë klikimet, shikimet dhe komentet.
Më ironike është se “sekretet” po shpërndahen më shumë sesa vetë komunikatat zyrtare, duke mos lënë gjë për hetimin, përveç se sa një histori për sezonin e rradhës.
Në fund, diktati i 'spektaklit' duket më i fortë se ai i ligjit, ndërsa drejtësia po bëhet vetëm një nga protagonistet e serialit më të nxehtë të kohës./Versus.al

