AKTUALITET /

Merr flakë banesa në Tiranë, zjarrfikësit ngjiten me shkallë për të ndihmuar banorët

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Shkruar nga Versus
Merr flakë banesa në Tiranë, zjarrfikësit ngjiten me
Foto nga vendngjarja

Tiranë- Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Astirit gjatë mesditës së sotme. 

Zjarri përfshiu apartamentin në katin e tretë të një pallati duke bllokuar disa banorë brenda. Fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka vonuar duke u ngjitur me shkallë për t'u dhënë ndihmën e nevojshme banorëve. 

Tymi mbuloi zonën përreth, por me ndërhyrjen e zjarrfikësve situata u normalizua. Po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Versus.al

 

 

Poll