
Një 21 vjeçar me inicialet E.M është arrestuar nga policia në lagjen “28 nëntori” në Vlorë ku iu gjet një pistoletë që mbante në brez.
Policia thotë se kishte siguruar informacione se i riu lëvizte në qytet me armë zjarri e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi E. M., 21 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

