Tiranë- Një 23 vjeçar i identifikuar si Paulo Gjini është arrestuar nga policia pasi iu gjet një pistoletë teksa qarkullonte me taksi.
I riu me banim në Lezhë, u ndalua në Rrugën e Dibrës brenda taksisë me të cilën ndodhej së bashku me kushëririn e tij Xh.Gj 24 vjeç. Gjatë kontrollit, në çantën e 23 vjeçarit u gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit.
Për kushëririn e tij, nisi procedimi penal për moskallëzim krimi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







