AKTUALITET /

Limited Charm apo 'Helm i ëmbël'? Skandali i suplementeve të skaduara: si po helmohen shqiptarët me “mrekulli natyrale”!

Skandal helmues në Tiranë: Limited Charm shet suplemente të skaduara, shteti fal. Mbi 10 mijë produkte të kontrabanduara sekuestrohen, administrator boshnjak në kërkim – denoncime të mëparshme alarmojnë për rrezikun ndaj shëndetit të shqiptarëve!

Shkruar nga Versus

Limited Charm apo 'Helm i ëmbël'? Skandali i suplementeve

Policia e Tiranës ka zbardhur një “thesar” helmues: mbi 10 mijë suplemente ushqimore e bimore të skaduara, pa pullë të Agjencisë së Barnave, pa vulë të Ministrisë së Financave dhe pa etiketa shqip – një festë e vërtetë toksike për shëndetin e shqiptarëve!

Këto “mrekulli” i përkisnin “Limited Charm”, asaj kompanie “ndërkombëtare” të reklamimit dixhital që shet çajra detoks, kapsula L-karnitinë dhe kremra si eliksire jete, ndërsa në magazinë ishin kthyer në plehra të rrezikshme.

Në operacionin “Audienca”  sa ironic, kur publiku është “audienca” e tyre e mashtruar – u sekuestruan mijëra njësi, nga çajra për tretje te kapsula për “besim mashkullor”, me çmime “oferta” 4800 lekë, por pa asnjë garanci shëndeti.

Administratori boshnjak 53-vjeçar Jasmin Trebo u shpall në kërkim si “fantazëm”, ndërsa dy punonjës shqiptarë u kapën me duar në “tortën” kontrabandë.

Prokuroria e Tiranës merret tani me akuzat bombë: kontrabandë, fshehje të ardhurash dhe ushqime vdekjeprurëse!

Dhe si të mos mjaftonte kjo “natyrshmëri” e skaduar, më parë ka pasur denoncime për Limited Charm

Ironia e madhe?

Reklamat e tyre agresive në TikTok e TV premtojnë parajsë shëndeti, por ku është shteti?

Agjencia e Barnave “fle” teksa suplementet hyjnë pa kontroll, Ministria e Financave injoron evazionin, dhe institucionet e konsumatorëve janë “limited” në reagim  një bashkëpunim i heshtur që lejon këdo të luajnë me jetët tona!

Pa kontroll të vërtetë, çdo kapsulë bëhet lotari vdekjeje. Versus.al

Poll