Një lokal në zonën e Radhimës u shkrumbua nga flakët gjatë mbrëmjes së djeshme duke rrezikuar edhe bizneset e tjera përreth. Policia sekuestroi kamerat e sigurisë të bizneseve përreth dhe ato të familjes Çanaj me qëllim identifikimin e autorit.
Sipas familjarëve, zjarri ka qenë i qëllimshëm. Dejsi Çanaj tha për mediat se prej kohësh kanë pasur konflikte lidhur me pronat. Ajo tregoi se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:40, kishte dëgjuar hapa pranë lokalit dhe vetëm një minutë e 30 sekonda më pas kishte shpërthyer zjarri.
Dyshimet e tyre janë shtuar për faktin se në beach bar nuk kishte energji elektrike, pasi objektit i ishte stakuar energjia elektrike. Pronarët thonë se autori mund të jetë larguar nga kodrat e fshatit Radhimë. Versus.al

