AKTUALITET /

Lotaria Amerikane rikthehet për shqiptarët, kriteret që duhet të plotësohen

Pas një ndërprerjeje njëvjeçare, shqiptarët do të mund të aplikojnë sërish për programin e lotarisë amerikane 2027 (Diversity Visa Lottery). Ky vit sjell ndryshime në procedura, përfshirë tarifë simbolike aplikimi, detyrimin për pasaportë të vlefshme, dorëzimin e një fotografie të fundit dhe përmirësime teknike në formular, për të siguruar aplikime autentike dhe të verifikueshme.

Shkruar nga Versus

Lotaria Amerikane rikthehet për shqiptarët, kriteret që duhet

Pas një ndërprerje njëvjeçare, shqiptarët do të kenë sërish mundësi të aplikojnë për programin e lotarisë amerikane, i njohur si Diversity Visa Lottery. 

Sipas njoftimeve zyrtare nga U.S. Department of State, këtë vit janë parashikuar disa ndryshime në proceduarat e aplikimit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe shmangien e abuzimeve me aplikime të shumëfishta apo fiktive.

Ndër ndryshimet kryesore, përfshihet vendosja e një tarife simbolike aplikimi prej rreth 1 euro, detyrimi për të pasur një pasaportë të vlefshme në momentin e aplikimit, dorëzimi i një fotografie të kohëve të fundit, si dhe kërkesa për identifikim më të saktë të aplikantit

Po ashtu, janë bërë disa ndryshime teknike në formularin e aplikimit, si zëvendësimi i termit “Gender” me “Sex” dhe përdorimi i “Date of Birth” në vend të “Age”.

Këto masa synojnë të garantojnë që aplikimet të jenë autentike dhe të verifikueshme, duke kufizuar aplikimet e pasakta ose të shumëfishta. Konkretisht, aplikimet për lotarinë amerikane 2027 pritet të hapen gjatë periudhës shtator–tetor 2026, ndërsa numri i përfituesve do të mbetet i pandryshuar.

Poll