
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq. Raportohet se një automjet përplasi një të moshuar i cili lëvizte me biçikletë.
65 vjeçari me iniciale I.S., është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë.
Ndërsa drejtuesi i automjetit "Volkswagen", me iniciale B.M., është shoqëruar nga policia në komisariat, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur të plotë rrethanat e aksidentit.

