AKTUALITET /

Makina përplas dy policë në Tiranë, arrestohet 43-vjeçari i dehur

Efektivët po kryenin kontrolle rutinë, pësojnë dëmtime të lehta dhe përfundojnë në spital

Shkruar nga Versus

Makina përplas dy policë në Tiranë, arrestohet

Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi automjeti që ai dyshohet se drejtonte nën efektin e alkoolit përplasi dy punonjës policie gjatë kryerjes së kontrolleve rutinë.

Si pasojë e përplasjes, dy efektivët e policisë pësuan dëmtime të lehta dhe u transportuan në spital për ndihmë mjekësore.

Pas trajtimit, ata u larguan jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore të drejtuesit të automjetit.

Poll