Vlorë- Dy ditë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në një kalçeto të fshatit Novoselë ku humbi jetën Besfort Ruanaj, sot është zhvilluar ceremonia mortore e 42 vjeçarit.
Tragjedia ndodhi teksa i ndjeri po luante me miqtë e tij në kalçeto dhe një top e goditi në kraharor. Sipas administratorit të kalçetos, goditja me top kishte qenë e lehtë dhe nuk mund të ketë qenë ajo shkaku për vdekjen e 42 vjeçarit.
Dyshimet janë se ngjarja e rëndë mund të ketë ndodhur për shkak të një arresti kardiak që viktima ka pësuar pas goditjes me top. Pasi ra në tokë gjatë ndeshjes, ishte e pamundur që t’i jepej ndihma e parë. Ndërsa kur mbërriti në spital, fatkeqësisht kishte ndërruar jetë. Sot në orën 11:00 në Drashovicë të Vlorës, u mbajt ceremonia mortore dhe 42 vjeçari u përcoll për në banesën e fundit. Versus.al


