
Lezhë- Një 35 vjeçar i identifikuar si Martin Zheri (Tirtja), është arrestuar nga policia në Mirditë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për 71 raste vjedhjesh me armë të kryera gjatë vitit 2023 në 4 rajone të Italisë.
35 vjeçari u ndalua në Rrëshen ku edhe u procedua penalisht drejtuesi i automjetit me të cilin qarkullonte.
Në vitin 2024, Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim të pronës, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Shtetasi M. Zh. alias M. T. akuzohet se gjatë vitit 2023, ka kryer 71 vjedhje/tentativa për vjedhje, në banesa në 4 rajone të Italisë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Së bashku me persona të tjerë të armatosur, i arrestuari ishte kthyer në makth për banorët e zonës. Për secilin rast të vjedhjes, 2-4 pjesëtarë të grupit akuzohen se kanë qenë të armatosur.
Pas arrestimit, 35 vjeçari do të ekstradohet për në Itali ku do të nënshtrohet ndaj procedurave gjyqësore të shtetit italian. Versus.al

