AKTUALITET /

'Marr vetëm atë që sigurimi do ta paguajë'/ Grabiti 1.2 milionë euro bizhuteri, kush është Shamir Hoxha që terrorizoi Europën?!

Pas gjashtë muaj ndjekjeje, Hoxha u kap në Madrid nga policë të maskuar, me një bizhu të vjedhur në qafë dhe para cash. Dosja e tij përmban vjedhje bankash, trafik bizhuterish dhe mashtrime të sofistikuara ndaj kompanive teknologjike.

Shkruar nga Versus
'Marr vetëm atë që sigurimi do ta paguajë'/
Shamir Hoxha gjatë një grabiteje

42-vjeçari shqiptar, Shamir Hoxha u arrestua nga Policia Kombëtare e Spanjës më 22 tetor 2025.

Në momentin e arrestimit, ai kishte në qafë njërën nga bizhuteritë e vjedhura dhe rreth 3.000 euro cash,

Vjedhja ndodhi më 28 prill 2025, gjatë një ndërprerjeje masive të energjisë elektrike që paralizoi sistemet e sigurisë në të gjithë Spanjën.

Ky kaos i bëri të lehta planet e tij, pasi qendra tregtare Plaza Norte 2 në San Sebastián de los Reyes (Madrid) ishte e zbrazët dhe masat elektronike të mbrojtjes nuk funksionuan.

Hoxha kishte analizuar me kujdes infrastrukturën e qendrës tregtare, duke shfrytëzuar blackout-in për të çaktivizuar alarmet, bravat elektronike dhe sistemet kundërvjedhjeve.

Kamerat e sigurisë treguan se grabitja zgjati vetëm 4 minuta.

Për të hyrë, ai u ngjit në çatinë e jashtme dhe preu asfaltin, duke krijuar një vrimë sipër argjendarisë.

Pasi hoqi pllakat e gipsit, arriti në një pasarelë shërbimi, të cilën e përdori për të kaluar direkt në prapavijën e argjendarisë.

U ul nga tavani, hapi vitrinat me një kaçavidë të thjeshtë dhe mori 2.200 bizhuteri, përfshirë koleksionin ekskluziv të arit të bardhë me gurë të çmuar, me vlerë mbi 1 milion euro, të cilat i futi në një çantë shpine.

Pas vjedhjes, ai u largua në këmbë nga qendra, kishte parkuar makinën larg nga kamerat.

Të nesërmen u largua në Rumani, duke braktisur makinën e blerë muaj më parë.

Policia arriti ta zbulojë falë makinës, hyrjeve/daljeve të shumta nga Spanja dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Pas gjashtë muaj ndjekjeje, Hoxha u kap në Madrid nga policë të maskuar, me një bizhu të vjedhur në qafë dhe para cash.

Nga gjithë mallin e vjedhur, është gjetur vetëm ajo bizhu, ndërsa pjesa tjetër dyshohet se është shitur në tregun e zi të Europës Lindore.​

Kush është Shamir Hoxha?

Me origjinë nga Tirana, Hoxha dprej vitesh lëviz midis Spanjës, Italisë e Francës, gjithmonë i përfshirë në krime të nivelit të lartë ekonomik.

Dosja e tij përmban vjedhje bankash, trafik bizhuterish dhe mashtrime të sofistikuara ndaj kompanive teknologjike.

I njohur si një njeri shumë inteligjent dhe metodik, nuk përdor dhunë, vepron pa lënë gjurmë dhe shpesh ndryshon identitetin çdo gjashtë muaj.

Flitet se ka arritur të hapë kasaforta me stetoskop dhe vetëm një llambë dore, si dhe la një shënim sfidues në Paris: “Marr vetëm atë që sigurimi do ta paguajë”.

Reagimi i policisë

Hetimet zbuluan që Hoxha kishte studiuar javë të tëra infrastrukturën e qendrës.

Blackout-i total i linjës elektrike la pa energji të gjithë zonën, por ai solli një gjenerator portativ për të ndriçuar, duke përdorur mjete të veçanta për hapjen e dyerve pa dëmtime.

Policia analizoi kamerat e jashtme dhe gjurmët e gishtave për ta kapur.

Arrestimi ndodhi jashtë Madridit, kur Hoxha po planifikonte ikjen me një automjet me targa të falsifikuara.

Deri tani janë gjetur rreth 800.000 euro para dhe bizhuteri, por pjesa tjetër ende mungon. Komandanti policor ka deklaruar publikisht: "Plani dhe ekzekutimi i vjedhjes tregojnë nivel të veçantë profesionalizmi brenda krimit të organizuar."/Periodistadigital

Poll