
Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Në pranga ka rënë 29 vjeçari A.F, banues në fshatin Lezhan. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin që kishte në përdorim, iu gjet dhe sekuestrua një pushkë pa leje.
Nga veprimet hetimore rezultoi se i riu kishte pasur më parë konflikt fizik me vëllanë e tij, shtetasin G. F., 37 vjeç.
Ndaj të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

