Shkodër- Ditën e djeshme një sasi tritoli shpërtheu pranë një automjeti në lagjen “Arra e Madhe” ku mbeti i plagosur inspektori i hetimit tatimor, Enea Buzukja.
Fatmirësisht plaga e tij në dorë nuk ishte tepër e rëndë dhe gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. në deklaratën e dhënë në polici, mësohet se 38 vjeçari ka thënë se nuk ka patur asnjë konflikt me ndonjë person dhe se nuk ka asnjë ide nga kush mund t’i jetë vendosur lënda plasëse.
"Nuk kam konflikte me askënd. Nuk kam asnjë dyshim se nga mund të ketë ardhur kjo ngjarje”, citohet të ketë thënë ai.
Disa persona janë marrë në pyetje nga policia, por ende nuk ka të dhëna nga autorët. Dje u gjet edhe një automjet i djegur që dyshohet se u përkiste autorëve që vendosën tritolin. Versus.al

