AKTUALITET /

Mbi 164 mijë euro fallco dhe një automjet i vjedhur para 7 vitesh, arrestohet 19 vjeçari në Shkodër (EMRI)

Shkruar nga Versus

Mbi 164 mijë euro fallco dhe një automjet i vjedhur para 7 vitesh,

Një 19 vjeçar i identifikuar si Ornaldo Çerenishta është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur qindra mijëra euro të falsifikuara.

Mësohet se zbulimi është bërë gjatë kontrolleve që policia po ushtronte në banesat e disa personave të dyshuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në banesën e të riut u gjetën dhe sekuestruan 164.300 euro të cilat dyshohet se janë të gjitha të falsifikuara.

Po ashtu u gjet municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet që dyshohet se është vjedhur në qytetin e Fushë Krujës, në vitin 2019, dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura në qytetin e Tiranës, në vitin 2025.  Vijojnë hetimet për të zbardhur veprimtarinë kriminale të të riut të arrestuar. Versus.al

Poll