
Tregtarët e tregut të fruta perimeve në Vlorë janë ngritur në protestë përpara bashkisë së qytetit duke kërkuar zgjidhje konkrete nga kryebashkiakja. Brunilda Mersini.
Ata protestojnë kundër mbylljes së tregut në qendër të qytetit i cili do të rehabilitohet si pjesë e një projekti për rehabilitimin e zonës në qendër të Vlorës pranë sahatit.
Të revoltuar, tregtarët kanë shkuar në bashkinë e Vlorës, por i kanë gjetur dyer mbyllur dhe nuk u është mundësuar një takim me kryetaren e bashkisë. Duke theksuar se nuk janë kundër rehabilitimit të tregut, tregtarët thonë se nuk u është dhënë zgjidhje për mosdëmtimin e aktivitetit të tyre. Versus.al

