AKTUALITET /

Me pranga si të policisë dhe pushkë në “Audi”, arrestohet i riu në Valias (EMRI)

Në mjetin tip "Audi", 21 vjeçarit iu sekuestrua edhe një thikë dhe kapuç për maskim.

Shkruar nga Versus

Me pranga si të policisë dhe pushkë në “Audi”,

Tiranë- Një 21 vjeçar i identifikuar si Gerald Qordja është arrestuar nga policia në kryqëzimin e Valiasit pasi iu gjetën një sërë armatimesh në makinë.

Gjatë kontrollit në mjetin tip “Audi”, të riut me banim në Babrru iu sekuestruan një armë zjarri pushkë me municion, një thikë dhe pranga si të policisë. Gjithashtu iu gjet edhe një kapuç për maskim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

 

Poll