
Durrësi edhe gjatë dimrit nuk furnizohet rregullisht me ujë, por me nisjen e sezonit veror duket se nis edhe “makthi” për banorët e zonave rurale të këtij qarku.
Versus.al mëson se prej më shumë se 4 ditësh, banorët nuk furnizohen me ujë. Shumë prej tyre detyrohen të ngrihen herët çdo mëngjes për të ruajtur se kur po vjen uji që nuk arrin të hipë as në depozita pa ndihmën e një pompe uji.
Një situatë e tillë është tashmë e përsëritur në qytetin bregdetar që vizitohet çdo sezon nga mijëra turistë. Por duket se qëllimi kryesor është sigurimi i ujit për bizneset ku akomodohen turistët dhe banorët kalojnë në plan të dytë duke mbetur pa ujë për ditë të tëra. Versus.al

