Dibër- Një 20 vjeçar i identifikuar si Orgest Grrica është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Krasta” pasi gjatë një kontrolli iu gjet një armë zjarri.
I riu po qarkullonte me automjet tip “Benz” në aksin rrugor Krastë-Bulqizë kur u ndalua nga policia dhe gjatë kontrollit iu gjet një pistoletë tip “Zastava”.
Arma, municioni dhe automjeti i 20-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. Versus.al







