Gjykata e Korçës ka vendosur masën e arrestit me burg për 14-vjeçarin Eneido Guri, autor i dyshuar i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij, Erald Xhejo.
Po ashtu, në burg janë lënë edhe Edison Guri, babai i autorit, dhe Ronald Guri, xhaxhai i tij, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar në prishjen e provave pas kryerjes së krimit.
Sipas hetimeve të policisë:
Ronald Guri, xhaxhai i të miturit, ka marrë thikën me të cilën u krye vrasja, e ka larë për të zhdukur gjurmët e gjakut, dhe më pas e ka fshehur në xhep.
Edison Guri, babai, ka strehuar djalin e tij në një banesë tjetër për ta ndihmuar të shmangë kapjen nga policia.
Ndërkohë, gjykata ka caktuar arrest shtëpie për Flori Çelën, i cili ndihmoi autorin e dyshuar të largohej nga vendi i ngjarjes.
Katër të mitur të tjerë, që dyshohet se kanë qenë dëshmitarë okularë ose kanë dije mbi ngjarjen, janë lënë në masën e detyrimit për paraqitje. /Versus.al







