AKTUALITET /

Monitoronte banesat dhe i vidhte me çels kopje, arrestohet 38 vjeçari i rrezikshëm

Vetëm gjatë këtij viti, janë zbuluar 4 vjedhje të kryera.

Shkruar nga Versus

Monitoronte banesat dhe i vidhte me çels kopje, arrestohet 38

Tiranë- Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se kishte kryer disa vjedhje në banesa duke marrë bizhuteri, para dhe sende të tjera me vlerë.

Në pranga ka rënë B.H me precedentë të theksuar për vjedhje. Gjatë këtij viti janë zbardhur 4 vjedhje që dyshohet se janë kryer nga 38 vjeçari me të njëjtën metodë.

Hetimi ka provuar se ai monitoronte vendet ku synonte të kryente vjedhje dhe arrinte të kopjonte çelësat e tyre. Pas arrestimit, policia po heton edhe për vjedhje të tjera që mund të jenë kryer nga autori. Versus.al

Tags:

vjedhje

Poll