AKTUALITET /

"Mos lëvizni", 7 autorët e ngjarjes në Lezhë u prezantuan si policë, efektivi në berberhane u kundërpërgjigj me armë

Shkruar nga Versus
"Mos lëvizni", 7 autorët e ngjarjes në Lezhë u
Vendi ku ndodhi ngjarja dhe i plagosuri, berberi Sokol Daci

Shtatë personat të cilët hynë mbrëmjen e së dielës brenda berberhanes në fshatin Rrilë të Lezhës u prezantuan si efektivë policie. Pesë prej tyre ishin të armatosur, ndërsa 2 të tjerët mbanin shkopinj bejsbolli.

Autorët kishin si qëllim dhunimin e 21 vjeçarit Merando Nikulaj me të cilin kishin patur një konflikt gjatë verës së vitit të kaluar. Por sapo hynë në ambientin e berberhanes ku Nikulaj po qethej, u përballën me të shtëna me armë zjarri.

Hetimet kanë zbuluar se, krahas efektivit të policisë Besart Kovaçi, i arrestuar për shpërdorim detyre, dyshohet se ka qëlluar me armë edhe vetë 21-vjeçari Nikulaj. Në këto rrethana, njëri prej 7 personave i është përgjigjur me breshëri automatiku, ku nga të shtënat mbeti i plagosur me 3 plumba berberi Sokol Daci.

Në kërkim janë shpallur 3 prej autorëve të cilët janë identifikuar, konkretisht  Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka. Po ashtu është në kërkim edhe 21 vjeçari Merando Nikulaj i cili dyshohet se është plagosur me plumb në këmbë, por nuk është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Versus.al

Poll