Vlorë- Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë që ishin angazhuar si roje private në rrethimin e bërë në Zvërnec ku u tërhoq zvarrë një person.
A.G dhe G.V kanë qenë dy personat që ndihmuan të arrestuarin Geraldo Bibën që të merrte zvarrë protestuesin duke e goditur këtë të fundit vazhdimisht dhe duke i shkaktuar lëndime trupore.
35-vjeçari dhe 41-vjeçari, tashmë të arrestuar, rezulton se nuk janë të licencuar nga asnjë subjekt për shërbimin privat të sigurisë fizike. Ish-truproja i Noizyt, Gerald Biba, bashkë me ta, e tërhoqën zvarrë protestuesin pasi e kishin goditur me grushte, dhe e mbajtën me forcë brenda kabinës së rojës.
Protestuesi mbeti aty deri në momentin që u nxorr nga policia e cila ishte totalisht inekzistente në protestë duke i lënë rojet private që të bënin çfarë të donin kundrejt protestuesve. Versus.al

