
Një 36 vjeçar i identifikuar si N.S, i lindur në Maqedoninë e Veriut është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.
I arrestuari rezulton të jetë i dënuar me 2 vite burg në Maqedoni për falsifikim parash në Kumanovë. Ndërsa gjatë verifikimeve ishte shpallur në kërkim edhe nga policia shqiptare pasi në Durrës kishte kryer një vjedhje.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 36 vjeçari. Versus.al
