
Policia e Shtetit ka finalizuar sot ekstradimin nga Emiratet e Bashkuara Arabe të gjashtë shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u realizua në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve ligjzbatuese të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Mes tyre janë dhe vëllai i Mir Pepajt dhe vëllai i Edmond Papës
Bëhet fjalë për shtetasit:
Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici;
Shkëlzen Kraja;
Ilir Lazri alias Ilir Sula;
Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj;
Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj;
Merxhan Çeliku.
Sipas hetimeve, Kristo Qirici dhe Shkëlzen Kraja dyshohen si pjesëtarë të një grupi kriminal që kultivonte kanabis në zonën e Sarandës dhe në fshatrat përreth gjatë viteve 2019-2021. Pas kultivimit, lënda narkotike dyshohet se trafikohej drejt vendeve të Bashkimit Europian përmes rrugëve ndërkombëtare të kontrabandës

