
Gjykata e Posaçme ka hedhur sot shortin për caktimin e gjyqtares që do të gjykojë dosjen e Laert Haxhiut dhe grupit të tij të cilët akuzohen në total për 13 vepra penale mes të cilave vrasje, vjedhje dhe shkatërrim prone me eksploziv.
Rudina Palloj është gjyqtarja e posaçme e cila do të gjykojë akuzat e ngritura nga SPAK ndaj Laert Haxhiut i cili është i dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës të ndodhur në 2017-ën.
Kjo dosje lidhet me ngjarjet kriminale mes viteve 2021 dhe 2023 që nga vrasja e Çajup Selimit në Tepelenë, Fridman Xhaferrajt në Korçë dhe Alban Semakut në Peqin, shpërthimet me tritol si dhe planet për të ekzekutuar Kujtim Metën. Versus.al



