AKTUALITET /

“Ngjarje që na turpëron”, Hita për mosreagimin e policisë në Zvërnec: Nuk na jep burrëri

Shkruar nga Versus

“Ngjarje që na turpëron”, Hita për mosreagimin e

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita mbajti sot një deklaratë për mediat ku kritikoi ashpër mosreagimin e efektivëve të policisë të cilët ishin të pranishëm në protestën e Zvërnecit dhe nuk reaguan ndaj dhunës së rojeve private ndaj qytetarëve.

Ai tha se përgjegjësia është e përgjithshme dhe se me mosveprimet e saj, policia e Vlorës turpërpoi policinë.

“Përgjegjësia për ngjarjen është e të gjithëve. Kjo është ngjarje që na turpëron të gjithëve, nuk na jep burrëri të themi se ishim më të mirët. Aty u shkelën të gjithë standartet që duhet të përfaqësonin një polici dinjitoze. Përgjegjësia e organizimit ka qenë e drejtorisë së Vlorës, por kjo nuk na bën neve më pak fajtorë”- tha Hita. Versus.al

Poll