
Shkodër- Një 25 vjeçar i identifikuar si S.C është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje e armëmbajtje pa leje. I riu ishte shpallur në kërkim pas operacionit të kryer më 29 prill të këtij viti në vendin e quajtur Livadhet e Kirasit ku u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, një sasi kanabisi si dhe një automjet “Toyota Hilux” pa targa e cila rezultonte të ishte vjedhur në Durrës.
Policia po punon për të kapur 39 vjeçarin B.B i cili dsyhohet të ketë qenë bashkëpunëtor i të riut të arrestuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

