
Në Durrës pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 janë kthyer në shqetësim për banorët. Këto godina pothuajse të rrënuara, po përdoren si strehë nga të pastrehët, por edhe nga personat që merren me aktivitete të paligjshme.
Së fundmi në lagjen nr.8 të Durrësit, një 30 vjeçar u arrestua pasi kishte fshehur drogën në një objekt të pabanuar në afërsi të banesës së tij. Vetë banorët u shprehën të pasigurt për TCH pasi këto ambiente pranë shtëpive të tyre frekuentohen nga persona të paidentifikuar sidomos gjatë natës.
Shumë prej godinave të dëmtuara janë kthyer në vendgrumbullime mbeturinash. Versus.al

