
Tiranë- Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme pranë kthesës së Kamzës.
Një person ka goditur me thikë në qafë efektivin e policisë rrugore. Ky i fundit po merr mjekim në spital.
Ndërsa autori i identifikuar si Dorian Kasa është arrestuar dhe deri më tani ende nuk ka dhënë asnjë motiv në komisariat.
Polici i plagosur ka deklaruar se nuk e njihte agresorin dhe se Kasa e kishte sulmuar pas shpine. Versus.al

