AKTUALITET /

Parakalimi i gabuar shkakton aksident të trefishtë në Lushnjë, mbetet i bllokuar shoferi i makinës

Shkruar nga Versus

Parakalimi i gabuar shkakton aksident të trefishtë në

Fier- Tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën në rrugën që lidh Rrogozhinën me Lushnjën në afërsi të fshatit Konjat. 

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë një tentativë e gabuar parakalimi. Për pasojë makina tip Skoda ka përfunduar në barrierën e hekurt anësore nga krahu i drejtuesit të mjetit.

Shoferi mbeti i bllokuar në makinë, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve të Lushnjës, arriti të dilte dhe u transportua me urgjencë për në spitalin e Lushnjës. Versus.al

Poll