AKTUALITET /

Parandalohet tragjedia në Durrës, arrestohet i riu që qëlloi me shotgun pas konfliktit banal

Shkruar nga Versus

Parandalohet tragjedia në Durrës, arrestohet i riu që qëlloi

Durrës- Një konflikt për motive banale është regjistruar në Hamallaj në zonën e njohur si Fermë Sukth ku dy të rinj janë përplasur me njëri tjetrin.

Pas sherrit verbal dhe fizik, mësohet se 27 vjeçari me inicialet S.T ka qëlluar me armë zjarri tip “shotgun” ndaj 34 vjeçarit Sh.H. Fatmirësisht plumbat nuk e kapën të riun dhe nuk pati të plagosur.

Si pasojë, policia ndërhyri dhe arrestoi 27 vjeçarin, ndërsa gjatë kontrolleve u gjet dhe sekuestruar arma e zjarrit pa leje. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Prishja e rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”. Versus.al

Poll