AKTUALITET /

Pas kadastrës, mbyllet edhe tregu në Vlorë, tregtarët hyjnë në bashki: S'kërkojmë luks, por të ushqehemi

Shkruar nga Versus

Pas kadastrës, mbyllet edhe tregu në Vlorë, tregtarët

Prej dy ditësh tregtarët e tregut industrial të Vlorës po zhvillojnë protestë kundër projektit të bashkisë për ndërtimin e tregut të ri. Ata kanë marrë një njoftim ku u bëhet thirrje që brenda 3 ditësh të zhvendosen, por ata e kanë kundërshtuar me argumentin se bashkia nuk u ka gjetur ende një ambient ku mund të qëndrojnë dhe të ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar deri në ndërtimin e tregut të ri.

Ditën e sotme dhjetëra tregtarë kanë hyrë në ambientet e brendshme të bashkisë dhe kanë debatuar më Irena Toshkallarin, nënkryetaren e bashkisë të cilës i janë shprehur duke i thënë se kanë kontratë me bashkinë dhe nuk mund të largohen në këtë mënyrë.

Ndërkohë një ditë më parë u njoftua edhe urdhri për zhvendosjen e kadastrës së Vlorës për në Tiranë duke shtuar kostot për qytetarët. Versus.al

Poll