AKTUALITET /

Përplasjet për Kodin e ri Penal! Publikohet dokumenti: Prokuroria ka qenë në dijeni, pjesë e grupit të punës gjatë hartimit

Por, në kundërshtim me këtë qëndrim, burime nga grupi i punës kanë bërë me dije se Prokuroria e Përgjithshme ka qenë jo vetëm në dijeni të draftit, por edhe pjesë aktive e procesit.

Shkruar nga Versus

Përplasjet për Kodin e ri Penal! Publikohet dokumenti: Prokuroria ka

 

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, deklaroi këtë javë se institucioni që ai drejton nuk ka pasur asnjë përfaqësues në grupin e punës që hartoi draftin e ri të Kodit Penal. Ai theksoi se Prokuroria është njohur me ndryshimet vetëm pas finalizimit të produktit.

"Ne nuk kemi pasur një përfaqësues në grupin e punës dhe reagimi ynë vjen vetëm pasi na është bërë i njohur produkti përfundimtar," tha Çela gjatë një deklarate për media.

Por, në kundërshtim me këtë qëndrim, burime nga grupi i punës kanë bërë me dije se Prokuroria e Përgjithshme ka qenë jo vetëm në dijeni të draftit, por edhe pjesë aktive e procesit.

Përplasjet për Kodin e ri Penal! Publikohet dokumenti: Prokuroria ka

 

Sipas një dokumenti që po qarkullon në rrjet dhe që mban datën 2 shkurt 2023, Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar pjesëmarrjen e përfaqësuesit të saj, Kujtim Luli, me detyrën “shef sektori për koordinimin, studimin dhe integrimin”, në grupin që punoi për ndryshimet në Kodin Penal.

Ky zhvillim ngre pikëpyetje për transparencën dhe koordinimin ndërinstitucional gjatë procesit të hartimit të reformës ligjore. /Versus.al

Poll