AKTUALITET /

Pësoi infarkt teksa ishte në Voskopojë, ambasadori i Ukrainës operohet në spitalin privat

Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkruar nga Versus
Pësoi infarkt teksa ishte në Voskopojë, ambasadori i
Pamje nga transportimi me helikopter të ambasadorit të Ukrainës

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, pësoi një infarkt gjatë qëndrimit në fshatin Voskopojë të Korçës, ku ndodhej për fundjavë me bashkëshorten e tij.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Korçës, diplomati 67-vjeçar u transportua me helikopter të Urgjencës Mjekësore drejt Tiranës.

Atje, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje në zemër në një spital privat dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kush është Volodymyr Shkurov?

Pësoi infarkt teksa ishte në Voskopojë, ambasadori i

Volodymyr Shkurov është ambasadori aktual i Ukrainës në Republikën e Shqipërisë dhe ka shërbyer në këtë detyrë në një periudhë të ndjeshme për vendin e tij, përfshirë përballjen me agresionin rus dhe forcimin e lidhjeve të Ukrainës me vendet aleate në Ballkanin Perëndimor.

Ai është i njohur për angazhimin e tij diplomatik aktiv dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ka kërkuar për Ukrainën nga qeveria shqiptare dhe opinioni publik vendas./Versus.al

 

Poll