AKTUALITET /

Plagosje me thikë në bulevard. Një i ri përfundon në spital, autori në arrati

Rreth orës 11:00, në zemër të qytetit, bulevardi është kthyer në skenën e një akti të dhunshëm, ku një konflikt mes dy të rinjve ka degjeneruar në përdorimin e armës së ftohtë.

Shkruar nga Versus

Plagosje me thikë në bulevard. Një i ri përfundon në

Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e sotme qytetin e Peshkopisë. Rreth orës 11:00, në zemër të qytetit, bulevardi është kthyer në skenën e një akti të dhunshëm, ku një konflikt mes dy të rinjve ka degjeneruar në përdorimin e armës së ftohtë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Dibrës, 24-vjeçari me iniciale I.G., banues në fshatin Brezhdan, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin Xh.D., 23 vjeç, nga fshati Ushtelenxë. Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, por pasojat ishin të rënda, i riu i plagosur u transportua menjëherë në spital, ku aktualisht po merr ndihmë mjekësore.

Autori është shpallur në kërkim dhe forcat e rendit po vijojnë intensivisht punën për kapjen e tij. Ngjarja ka shkaktuar panik mes qytetarëve, që u gjendën përballë dhunës së papritur në mes të ditës dhe në qendër të qytetit. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Dibrës, është vënë në punë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit pas këtij akti të rëndë.

Poll