AKTUALITET /

Tragjedi në aeroportin e Bergamos, një burrë vd*s pasi e "thithi" motori i avionit

Pas incidentit tragjik, aeroporti i Bergamos mbeti i mbyllur për rreth një orë. Sipas informacioneve të deritanishme, ai kishte arritur të hynte në pistë dhe kishte filluar të vraponte në drejtim të një avioni që kishte filluar të ecte.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në aeroportin e Bergamos, një burrë vd*s pasi e

Një burrë humbi jetën këtë mëngjes në aeroportin Orio al Serio të Bergamos.

Sipas informacioneve të deritanishme, ai kishte arritur të hynte në pistë dhe kishte filluar të vraponte në drejtim të një avioni që kishte filluar të ecte.

Motori i aeroplanit thuhet se e ka “thithur” burrin fatkeq, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Nuk është përcaktuar nëse ai ishte pasagjer apo punonjës i aeroportit.

Avioni, një Airbus A312, i përket kompanisë Volotea dhe po përgatitej të nisej për në Asturias në Spanjën veriore. Pas incidentit tragjik, aeroporti i Bergamos mbeti i mbyllur për rreth një orë.

Poll