
Banorët e fshatit Imshtë të Njësisë Bubullimë të Lushnjës janë ngritur në protestë pasi pronat e tyre janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga një pretendues i tyre, për më tepër që ndodhen në brendësi të argjinaturës së zonës.
Për shkak të kundërshtimeve të tyre ndaj pretenduesit të tokës, Policia i ka thirrur sot në Komisariat, ndërsa shumë të tjerë kanë shkuar para policisë lokale për të mbështetur ata që janë thirrur për hetime.
Banorët e Imshtës thonë se “nuk lejojnë që tokat që ata i punojnë prej vitesh të tjetërsohen”. Sipas banorëve ligji nuk lejon tjetërsimin e tokave brenda argjinaturës.
“Sipas hartës janë anash lumit dhe i përket fshatit. Nuk ka pasur asnjë zënie e sherr, asnjë sherr nuk ka pasur kur u ndanë, ushqehen fëmijët, mbillet gruri dhe mbahen kalamajtë. Ti mbjell grurin, ata shkojnë e shkelin me këmbë, veçse tani na thërresin këtu pse i mbrojmë. Na i thërresin këtu çunat, janë djem të me edukatë, të vuajtur e punëtorë. Argjinaturën e kemi mirëmbajtur vetë, se në vendet e tjera janë përmbyt. Tani na vjen ky dhe do tokën, ku e gjen? Nuk ka asnjë dokument. Ai thotë se ka dhënë lekë! Kujt ia ka dhënë lekët ai? Lumit?!”, rrëfen një nga banorët për situatën e krijuar.
Dhe më tej vijon të shpjegojë se si po shkelet ligji, pasi personi nuk ka asnjë dokument: “Gjyshërit tanë u vranë për atë tokë, ndaj i thonë Ishtm. Edhe policët i kam shpëtuar atje nga mbytja. Ka 25 vite që na janë qepur për tokën anash lumit, edhe pse Komisioni ia dha fshatit. Bëjini këto, sikur t’ia çoni edhe ministrit këto që të na vijë atje në fshat, mirë bëni!”.
View this post on Instagram

