Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me sherrin e ndodhur një ditë më parë në lagjen Laprakë, në Tiranë.
Punonjësi i policisë Fabiol Hasaj gjatë një konflikti të zhvilluar te pallatet malajziane, është konfliktuar me një shtetas të cilin dyshohet se e ka kanosur me armën e shërbimit. Të pranishëm kanë qenë edhe qytetarë të tjerë.
Efektivit të policisë sqarohet se i është bllokuar arma e shërbimit tip pistoletë ‘TT’.
Ndërkohë në njoftimin zyrtar policia sqaron se drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit e ka pezulluar nga detyra punonjësin e Policisë, Nënkomisar Fabiol Hasaj dhe se ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor.
Po në lidhje me këtë rast, ka kryer veprime hetimore e procedurale Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka referuar materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja”.
View this post on Instagram
Njoftimi i plotë;
Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.02.2026, në lagjen Laprakë, Njësia Administrative nr. 11, Tiranë, te pallatet malajziane, ku punonjësi i Policisë, Nënkomisar Fabiol Hasaj, me detyrë “Ekspert” në Seksionin e Policisë Shkencore në DVP Kukës, për motive të dobëta, u konfliktua me shtetasin D. H., të cilin dyshohet se e ka kanosur me armën e shërbimit, informojmë se:
Menjëherë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit e ka pezulluar nga detyra punonjësin e Policisë, Nënkomisar F. H., dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor.
Gjithashtu, në funksion të hetimit, punonjësit të Policisë iu bllokua arma e shërbimit, tip pistoletë “TT”.
Po në lidhje me këtë rast, ka kryer veprime hetimore e procedurale Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka referuar materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja”.

