AKTUALITET /

"Po na zëvendësojnë me të huaj", pas Tiranës, motoristët e "Wolt" dalin në protestë

Shkruar nga Versus

"Po na zëvendësojnë me të huaj", pas Tiranës,

Pas atyre të Tiranës, dhjetëra motoristë të shpërndarjes së ushqimit, pjesë e kompanisë “Wolt”, dolën në protestë në qytetin e Vlorës, duke kërkuar plotësimin e disa kërkesave që, sipas tyre, janë të drejta dhe legjitime.

Në qendër të kërkesave qëndron rritja e vlerës së pagesës për çdo kilometër të përshkuar gjatë shpërndarjes së porosive nga restorantet deri në adresën e klientit.

Motoristët thonë se shpesh porositë kërkohet të dorëzohen edhe në katet më të larta të pallateve, ndaj kërkojnë që për këto raste të parashikohet një pagesë shtesë.

Poll