AKTUALITET /

Policia greke vërteton ekspulsin e gjyqtares Irena Gjoka (gjyqtarja e fshehu në formularin e dekriminalizmit)

Në vërtetimin e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit të Republikës së Greqisë, datë 14 gusht 2025, Gjoka e identifikuar në dokument si Maneku Irena, lindur më 15 shkurt 1970 rezulton se më 24 dhjetor 2002 ka tentuar të hyjë në territorin grek përmes pikës kufitare të Kakavijës, duke përdorur një pasaportë shqiptare me një vizë konsullore të falsifikuar.

Shkruar nga Versus
Policia greke vërteton ekspulsin e gjyqtares Irena Gjoka (gjyqtarja e
Dokumentet, Irena Gjoka

Janë bërë publike dokumente që, sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, vërtetojnë se gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh.

Sipas materialeve të paraqitura prej tij, dokumentacioni mban vulën zyrtare të Policisë Helene dhe tregon se ndaj Gjokës është vendosur masa e dëbimit (ekspuls) nga autoritetet greke një fakt që, sipas Berishës, gjyqtarja nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Në vërtetimin e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit të Republikës së Greqisë, datë 14 gusht 2025, Gjoka e identifikuar në dokument si Maneku Irena, lindur më 15 shkurt 1970 rezulton se më 24 dhjetor 2002 ka tentuar të hyjë në territorin grek përmes pikës kufitare të Kakavijës, duke përdorur një pasaportë shqiptare me një vizë konsullore të falsifikuar.

Në të njëjtin dokument, që mban referencën Urdhri nr. 30377, datë 30.06.2005 të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Athinës, theksohet se ndaj saj është ngritur dosje penale për falsifikim dokumentesh, në bazë të nenit 216 të Kodit Penal grek.

Berisha akuzoi se këto dokumente janë mbajtur të fshehta “për muaj të tërë” nga autoritetet shqiptare, duke shtuar se ky fakt “përbën shkelje të rëndë të ligjit dhe provë të politizimit të sistemit të drejtësisë”.

Deklarata e Sali Berishës jashtë ambienteve te SPAK:

Këtu, do u vë në dispozicion të medieve gazetarin e plotë të policisë greke për publikim dhe më poshtë po lexoj për publikun pjesën kryesore të tij:

Republika e Greqisë.

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit.

Selia e Policisë Helene.

Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit të Kufijve dhe Emigracionit.

Drejtoria e të Huajve, Sektori i Masave Administrative.

Athinë, 14.08.2025

(Prej dy muajsh, Altin Troplini e fsheh në dosje).

Referencë.

Urdhri numër 30377, datë 30.06.2005, i Prokurorisë së Shkallës së Parë të Athinës.

Në zbatim të urdhrit të sipërcituar dhe në zbatim me Kodin e Procedurës Administrative, nga dosja e shërbimit tonë rezulton sa vijon: Me 24.12.2002, shtetasja shqiptare Maneku Irena, e lindur me 15.02.1970, tentoi të hynte në territorin grek përmes pikës kufitare në Kakavijë duke përdorur pasaportën e autoriteteve shqiptare, brenda së cilës u konstatua vizë konsullore e falsifikuar.

Por, për Troplinin dhe Irenën, për KLGJ-në, ILD-në, falsifikimi nuk është krim kur atyre u duhet kundër kundërshtarëve politikë.

Në vijim, nga Komisariati i Policisë në Kakavijë iu ndalua në hyrje sipas dispozitave në fuqi për hyrjen e të huajve.

Me 10.08.2004 u formua dosje penale, e kuptoni tani, për veprën penale të falsifikimit të nenit 216 të Kodit Penal duke u bazuar në ekspertizën laboratorike të kriminalistikës.

Dosja iu përcoll prokurorit të rrethit të Janinës”.

Pra, edhe ky dokument me vulë apostile, i ardhur muaj përpara në zyrat e Skapit të partisë dhe instanca të tjera, mbahet i fshehur dhe nuk veprohet.

Në një kohë kur Kushtetuta e vendit, në nenin 1/6, parashikon se një person, integriteti publik i të cilit është cenuar, nuk mund të vijojë funksionet në organet kushtetuese.

Çfarë thotë ky nen?

Ndalohet zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikuara në Kushtetutë ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozitat e tjera të kësaj Kushtetute. Nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin e funksionarit publik, sipas kushteve dhe rregullave të miratuara me ligj të miratuar me tre të pestat.

Ligji i miratuar me tre të pestat në vitin 2016, ligji 96, për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, parashikon se nuk mund të ketë statusin e magjistratit një shtetas që është dënuar me vendim penal të formës së prerë, siç është dënuar Irena me 5 mbiemra, e cila mbahet nga Altin Troplini, ILD dhe KLGJ në përputhje të ligjit, të Kushtetutës, sepse u duhet poër qëllime politike duke diskredituar në mënyrë përfundimtare reformën e Xhorxh Sorosit në drejtësi./Versus.al

Policia greke vërteton ekspulsin e gjyqtares Irena Gjoka (gjyqtarja e

Policia greke vërteton ekspulsin e gjyqtares Irena Gjoka (gjyqtarja e

 

 

Poll