AKTUALITET /

Prej 4 ditësh zjarri në Dukat të Vlorës djeg bimësinë, zgjerohet harta e përhapjes së flakëve

Edhe pas ndërhyrjes me helikopter, sërish zjarri nuk u arrit të shuhej.

Shkruar nga Versus

Prej 4 ditësh zjarri në Dukat të Vlorës djeg

Vlorë- Vatra e zjarrit në malin Vastak të fshatit Dukat vijon të mbetet aktive që prej 4 ditësh. Mësohet se harta e përhapjes së flakëve është zgjeruar.

Pavarësisht se ditën e djeshme pati ndërhyrje nga ajri me helikopterin “Cugar” flakët nuk u arritën të viheshin nën kontroll.

Ndërkohë, sot, në orët e para të mëngjesit, drejt vendngjarjes janë nisur një grup tjetër pune zjarrfikësish, inspektorësh të pyjeve dhe zonave të mbrojtura. Versus.al

Poll