AKTUALITET /

Punë apo propagandë? Më shumë fotografë sesa punonjës për pastrimin e plazhit në Golem

Shkruar nga Versus
Punë apo propagandë? Më shumë fotografë sesa
Foto nga Golemi

Sot bashkitë e vijës bregdetare nisën pastrimin e plazheve nga veriu në jug për t’u parapërgatitur për sezonin veror. Mirëpo qytetarët kanë fotografuar diçka krejt ndryshe nga pritshmëritë.

Pavarësisht se mund të duket si ndonjë skenë xhirimi filmi, në fakt vërehet se gjatë aksionit për pastrimin e plazhit në Golem, më shumë janë fotografë sesa punonjës të bashkisë.

Qytetarët që kanë zgjedhur Golemin për të pushuar sot, kanë mbetur të habitur nga kjo pamje. Mesa duket bashkitë e shohin më të domosdoshme propagandën në rrjetet sociale me foto e video sesa pastrimin me themel të plazheve. Versus.al

Poll