Shkodër- Një furgon është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme pranë një servisi automjetesh që funksionon edhe si gomisteri.
Sipas informacioneve, punonjësit kanë qenë duke kryer saldime poshtë furgonit kur papritmas mjeti shpërtheu në flakë duke u shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht, punonjësit dhe personat e tjerë që ndodheshin në vendngjarje kanë arritur të largohen në kohë, pa pësuar lëndime.
Për shkak të zjarrit, u dogj edhe një automjet tjetër që ndodhej pranë furgonit duke shkaktuar dëme materiale në ambientet e servisit. Versus.al

