Krujë- Një ngjarje që mund të kishte përshkallëzuar në krim të rëndë është parandaluar pas një denoncimi të bërë në polici.
Në pamjet e filmuara nga oborri i një banese në fshatin Mazhe e Madhe shihet momenti kur një 18 vjeçar qëllon me pushkë drejt banesës së fqijit me të cilin kishte patur konflikte të vazhdueshme kohët e fundit.
Pas kontrollit në afërsi të vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak. Versus.al







