AKTUALITET /

Qëlloi me thikë kushëririn në Lushnjë, autori është tik-tokeri i njohur si shoku i Cllevios

Izet Ymeri është një personazh i njohur në rrjetet sociale, ku është aktiv në TikTok dhe është shfaqur shpesh në video së bashku me reperin Kleviol Ahmeti

Shkruar nga Versus

Qëlloi me thikë kushëririn në Lushnjë, autori

Autori i plagosjes së kushëririt të tij në Lushnje gjatë paradites së sotme është tik-tokeri i njohur në rrjetet sociale, Izet Ymeri, që njihet si shok i Cllevios pasi bëjnë video së bashku.

60-vjeçari dyshohet se ka plagosur ditën e sotme kushëririn e tij, 70-vjeçarin Faslli Ymeri. I moshuari ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 70-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijon të marrë kujdes shëndetësor.

Pas njoftimit për ngjarjen, forcat e Policisë së Fierit kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur arrestimin e Izet Ymerit. Në ngarkim të tij është ngritur akuza për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Izet Ymeri është një personazh i njohur në rrjetet sociale, ku është aktiv në TikTok dhe është shfaqur shpesh në video së bashku me reperin Kleviol Ahmeti, me të cilin ka realizuar transmetime live dhe sfida të ndryshme.

Policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë dinamikën e konfliktit dhe rrethanat që çuan në përdorimin e thikës./Versus.al

Poll