AKTUALITET /

Konflikti në Shkallnur, arrestohet polici Leonard Xhamollari, vijojnë kërkimet për kapjen e Denis Tafilit

Denis Tafili është shpallur në kërkim nga SPAK, i cili ka kërkuar arrestimin e tij nën dyshimin për përfshirje në një grup të akuzuar për trafik ndërkombëtar të kokainës.

Shkruar nga Versus

Konflikti në Shkallnur, arrestohet polici Leonard Xhamollari, vijojnë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkallnur të Durrësit, ku një konflikt mes disa personave përfundoi me plagosjen e 36-vjeçarit Edison Gjuzi.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur mes Gjuzit dhe efektivit të Policisë së Durrësit, Leonard Xhamollari, i cili shërben si ndihmës specialist në Sallën Operative. Më pas, në konflikt është përfshirë edhe Denis Tafili, person i shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme (GJKKO), me urdhër të SPAK.

Dyshohet se Tafili e ka goditur Gjuzin me qytën e një pistolete gjatë konfliktit. Në vendngjarje janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, ndërsa policia ka gjetur një gëzhojë, duke ngritur dyshime se gjatë përplasjes është përdorur armë.

 

Për ngjarjen është arrestuar efektivi Leonard Xhamollari, i cili në momentin e konfliktit ka qenë jashtë shërbimit. Ndërkohë, vijojnë hetimet për të përcaktuar se cili prej personave të përfshirë ka përdorur armën dhe rrethanat e plota të përplasjes.

Pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka sekuestruar armën e shërbimit të efektivit Xhamollari. Gjithashtu, AMP po analizon pamjet e kamerave të sigurisë për të verifikuar dinamikën e ngjarjes dhe nëse ka pasur ndonjë favorizim ndaj Denis Tafilit, i cili rezulton person në kërkim.

Denis Tafili është shpallur në kërkim nga SPAK, i cili ka kërkuar arrestimin e tij nën dyshimin për përfshirje në një grup të akuzuar për trafik ndërkombëtar të kokainës.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të konfliktit dhe përcaktimin e përgjegjësive penale për secilin prej personave të përfshirë./Versus.al

Poll