
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku dy automjete u përplasën pranë zonës së Maminasit.
Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa autoritetet pritet të hedhin dritë mbi rrethanat e ngjarjes.
Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa qarkullimi në zonë është rënduar për shkak të aksidentit./Versus.al

